75 Mall Live Search
10:30 / E Enjte, 29 Gusht 2019 / indeksADMonline

Gjuriq: Serbët të garojnë të bashkuar dhe unik në zgjedhjet, në Kosovë

Drejtori i të së ashtuquajturës  Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka deklaruar se serbët duhet të jenë të bashkuar dhe unik në zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, që do të mbahen më 6 tetor.

Ai për RTS-në ka deklaruar se zgjedhjet janë një mundësi për serbët që të sigurojnë një pozicion të mirë në Kosovë.

Sipas tij interesi i popullit serb është të mbeten unik.

“Lista Serbe është një instrument i rëndësishëm i shtetit të Serbisë, Beogradit, për të ndjekur interesat tona në Kosovë”, ka theksuar Gjuriq.

Ai ka shtuar se po vazhdon bisedimet me Listën Serbe çdo ditë, në mënyrë që të marrin vendim për pjesëmarrje të përbashkët të partive serbe në zgjedhjet e parakohshme./Indeksonline/