75 Mall Live Search
16:16 / E Enjte, 08 Tetor 2020 / indeksADMonline

Gjuriq shkarkohet nga “Zyra e ashtuquajtur për Kosovën”

Politikani serb, Marko Gjuriq, është shkarkuar sot nga pozita e drejtorit të të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën” në Qeverinë e Serbisë dhe siç mëson portali “Kosovo Online”, ai është emëruar ambasador i Serbisë në Washington.

Ky emërim është bërë në mbledhjen e sotme të Qeverisë serbe.


Marko Gjuriq deri në vitin 2014 ka mbajtur pozitën e drejtorit të të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën” në Qeverinë e Serbisë.

Gjuriq njihet si një prej politikanëve më të besuar të kreut të shtetit serb, derisa njihet edhe për pozicionin e tij të fortë kundër Kosovës.