Gjuriq takohet me ambasadorin gjerman në Serbi, insiston në formimin e “Zjaedincës”

I ashtuquajturi Drejtor për Zyrën e Kosovës në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq sot është takuar me ambasadorin gjerman në Serbi, Thomas Shib.
Në këtë takim, Gjuriq ka insistuar në themelimin e “Zjaedinicës” në Kosovë, transmeton Indeksonline.
Sipas tij, Kosova është vonuar 7 vjet e gjysmë që të krijoj “Zjaednicën”.
Ambasadori gjerman u shprehë se normalizimi ekonomik mes Beogradit e Prishtinës që u bë në Uashington do të kontribuoj në prosperitetin e të gjithë rajonit.
Gjuriqi shtoj se Beogardi do të vazhdoj të bashkëpunoj me Gjermaninë për zgjidhjen e problemeve në rajon./Indeksonline/