75 Mall Live Search
11:02 / E Hënë, 24 Gusht 2020 / indeksADMonline

Gjuriq: Temë diskutimi në Uashington është ekonomia, të gatshëm për bisedime konstruktive

Drejtori i të së ashtuquajturës Zyra serbe për Kosovën, Marko Gjuriq ka deklaruar se pala serbe po shkon në takimin e Uashingtonit më 4 shtator, e gatshme për një bisedë konstruktive dhe se do të jetë e hapur për bisedime mbi çështjet ekonomike.

“Synim i nikoqirëve për t’u përqendruar në ekonomi përkon me qëndrimin tonë se zhvillimi i lirë i njerëzve, kapitalit, mallrave dhe shërbimeve, heqja e barrierave dhe lidhjet më të mira ekonomike janë të nevojshme në gjithë rajonin për zhvillimin e përbashkët”, tha ai./Indeksonline/