Gjuriq thotë se insistuan të bisedojnë për Asociacion në Bruksel, por u refuzua nga pala kosovare

Pas takimit të radhës mes Kosovës dhe Serbisë, në Bruksel, drejtori i të ashtuqujturës Zyra për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq tha se delegacioni i tyre ka insistuar që të bisedohet për temën e Asociacionit por që është refuzuar nga pala kosovare.
“Delegacioni i Serbisë insistoi që Asociacioni i komunave me shumicë serbe të jetë tema e parë e bisedimeve sot në Bruksel por që është refuzuar nga pala kosovare, të cilët nuk ishin të gatshëm të flasin për të, por vetëm për pretendimet pronësore”, u shpreh Gjuriq, shkruan Tanjug, transmeton Indeksonline.
Gjuriq thekson se fakti që atmosfera gjatë bisedimeve nuk ishte më e ndritura nuk do të thotë që Serbia do të heqë dorë nga Asociacioni i komunave me shumicë serbe, e cila ishte premtuar para shtatë viteve.