75 Mall Live Search
10:48 / E Hënë, 13 Janar 2025 / Z S

Gjuriq u bën thirrje serbëve që ta votojnë Listën Serbe

Ministri i Jashtëm serb, Marko Gjuriq, u bëri thirrje serbëve në Kosovë që të gjejnë forcë brenda vetes dhe të ruajnë unitetin dhe, siç thotë ai, të kuptojnë rëndësinë e të qenët të bashkuar ndaj Kurtit.

Ai thotë se sinqerisht shpreson që shkelja e të drejtave të popullit serb në Kosovë do të ndalet.

“Është domethënëse dhe u bëj thirrje bashkatdhetarëve tanë që të gjejnë forcë brenda vetes dhe të ruajnë unitetin dhe të kuptojnë rëndësinë e të qenit të përfaqësuar në mënyrë unike ndaj regjimit të Kurtit. Lista Serbe paraqet mjet për luftën për të drejtat kolektive serbe në Kosovë sepse me ndihmën e saj do të tregojmë se Serbia dhe serbët nuk po tërhiqen”, ka thënë Gjuriq./Indeksonline/