Gjuriq: U ndërpre dialogu, vrasja e Ivanoviq duhet të dënohet
Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën, Marko Gjuriq ka reaguar pas vrasjes së liderit të Iniciativës Qytetare serbe ‘Liri, demokraci, drejtësi’, Oliver Ivanoviq.
Ai tha se delegacioni i Beogradit e ka ndërprerë dialogun me Kosovën, për të cilin ishin mbledhur dje dhe ishte paralajmëruar të fillojë sot dhe se do të kthehet për vrasjen e Ivanoviq, transmeton Indeksonline.
“Ky është një veprim kriminal dhe terrorist që duhet të dënohet”, ka thënë Gjuriq.
Sipas tij qëllimi është të shkaktohet kaos dhe se populli serb në Kosovë të shtyhen për luftë.
Ndryshe Ivanoviq vdiq pasi u qëllua para zyrës së tij në Mitrovicës dhe pavarësisht nga ndërhyrja e mjekëve nuk arriti t’i rezistojë plagëve të marra./Indeksonline/