75 Mall Live Search
17:25 / E Hënë, 13 Maj 2019 / indeksADMonline

Gjuriq: Zgjedhjet në veri të kalojnë pa incidente

Është e rëndësishme që zgjedhjet e ardhshme për kryetarët e katër komunave në veri të Kosovës të kalojnë pa incidente dhe në një atmosferë demokratike, tha Marko Gjuriq.

Kreu i të ashtuquajturës Zyrë serbe për Kosovën theksoi se çdo “përpjekje e mundshme për të rishikuar vullnetin zgjedhor të qytetarëve nga institucionet e  Prishtinë duhet të parandalohet”.

Ai gjithashtu vuri në dukje “presionin gjithnjë e më të shpeshtë të Prishtinës mbi Listën Serbe dhe neglizhencën e vullnetit zgjedhor të qytetarëve të përkatësisë etnike serbe në Kosovë”.

Zgjedhjet në veri mbahen më 19 maj, pasi më herët kryetarët e katër komunave të udhëhequra nga Lista Serbe dhanë dorëheqje në shenjë pakënaqësie me vendimin e Prishtinës zyrtare për vendosjen e masës 100 për qind ndaj mallrave serbe.