75 Mall Live Search
15:41 / E Enjte, 09 Maj 2019 / indeksADMonline

Gjykata angleze dënon David Beckhamin

David Beckham është dënuar me 750 funte dhe i është marrë patent shoferi për gjashtë muaj pasi është kapur duke vozitur me telefon në dorë.

Ish-futbollistit të Manchesterit dhe Real Madridit i janë hequr gjashtë pikë nga patent shoferi.

Beckham u shpall fajtor për akuzën pasi një qytetar e raportoi atë në polici pasi e kishte parë atë duke përdorur telefonin e tij duke ngarë makinën e tij Bentley pranë Great Portland Street në Londër nëntorin e kaluar. /IndeksOnline/