75 Mall Live Search
20:35 / E Mërkurë, 17 Qershor 2026 / Z S

Gjykata anulon konfiskimin 12-mujor të patentë-shoferit, avokati: Vendimi ishte i paligjshëm

Një vendim për konfiskimin e patentë-shoferit për 12 muaj është anuluar, pasi është vlerësuar se ka qenë i pabazuar juridikisht.

Lajmi është bërë i ditur nga avokati që ka përfaqësuar rastin, i cili ka njoftuar se përmes procedurës ankimore janë vërtetuar pretendimet se vendimi i zyrtarëve policorë për konfiskimin e patentë-shoferit ishte nxjerrë në kundërshtim me dispozitat ligjore.

Postimi i plotë:

Sukses Juridik: Anulohet vendimi i paligjshëm për konfiskimin e patentë shoferit

Përmes këtij vendimi të suksesshëm, u vërtetuan plotësisht pretendimet tona ankimore se vendimi i zyrtarëve policorë për konfiskimin e patentë shoferit për një periudhë prej 12 muajsh ishte plotësisht i pabazuar juridikisht.

Përmes këtij vendimi konfirmohet se pikët negative të shlyera (të cilat sipas ligjit dhe afateve duhej të fshiheshin automatikisht nga sistemi) nuk mund dhe nuk guxojnë të merren parasysh nga organet e rendit.

Mosdëshmimi apo mosshlyerja e tyre me kohë nga sistemi teknik i Policisë nuk mund të prodhojë asnjë pasojë juridike negative në dëm të kundërvajtësit.

May be an image of ticket stub and text that says 'Repablik Renublica Kasovo Ministarstvo Jnutrasnjih Policiae Internal Affairs Kesova Policijska Direkcija/ General Police Directorate KOMISIONI VENDOSTE panelin ajanale seancin paragr mbajtur ki피: KUNDERSHTIMIİ paragitar VENDIM BAZUAR PUSHOHET paragrafi5 kundérvaitise kundershtu Trafikut SHFUOIZOHE shkaile กซู zyrtaret polscore. kundervajija みh屋 Ertetaar kundérvajtje Nga Erumng kapje ketaj vendimi duhet dorézuar palever anuloj vendimin pêr procedure Nikia Rajonale Arsyetim wndimin negative, kundervajtje denimi rafikunrrugor. ymbédhjete Kunder ndalimit duke vendimi kundérvajtilsi veprim grumbullmin Komisionip pikeve paraqitur| kundershtim. kundershton eshbe parash negative shqiptimin kisaj kundervaitie, per anae zyrtareve nga hete vendimine shkalles pare kaluar afatin vjeçar jani'

Organet administrative dhe policore janë të obliguara të përditësojnë të dhënat dhe të mos ndëshkojnë qytetarët mbi baza të vjetruara.

Drejtësia dhe zbatimi i saktë i ligjit gjithmonë triumfojnë!