Akuzoheshin për thirrje që të bashkoheshin në luftën për xhihad, njëri dënohet me dy vjet burgim e tjetri me një
Denis Bytyqi është dënuar me 2 vjet burgim dhe Enis Bitiq me një vjet burgim, nën akuzat për përçarje dhe mosdurimit, e ku në rrjetet sociale “facebook” dhe “tiktok” kishin për thirrje për t’iu bashkuar luftës për xhihad.
Ndonëse nuk ishin të pranishëm, megjithatë, aktgjykimin dënues e shpalli kryetarja e trupit gjykues të Gjykatës Themelore në Prishtinë, Viloeta Namani – Hajra, ndërsa në trup gjykues ishte Lutfi Shala si dhe Kushtrim Shyti.
Me këtë rast, Denis Bytyqit i ndërpritet masa e paraburgimit, me arsyetimin se kanë pushuar shkaqet për vazhdimin e kësaj mase.
Ndaj këtij vendimi, pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afat prej 30 ditësh nga dita e pranimit të vendimit në formë të shkruar.
Gjykatësja theksoi se telefonat që kanë shërbyer për kryerjen e veprës penale, konfiskohen.
Ndryshe, dy të akuzuarit ishin deklaruar të pafajshëm në seancën fillestare, më 9 tetor 2025.
Ndërkaq Prokuroria Speciale të Republikës së Kosovës, më 23 shtator të 2025-s kishte ngritur ngritur aktakuzë ndaj tyre me akuzat se kanë nxitur dhe përhapur publikisht urrejtje dhe mosdurim midis grupeve fetare, si edhe kanë propaganduar ideologji ekstreme fetare.
Sipas aktakuzës, të akuzuarit në vazhdimësi deri më 1 maj 2025, përmes rrjetit të tyre social “Facebook” dhe “Tik Tok”, kanë shpërndarë postime me përmbajtje nxitëse përmes të cilave kanë bërë thirrje për t’iu bashkuar luftërave të armatosura dhe luftës për xhihad, si edhe postime të tjera ku shpërfaqin përkrahje të fuqishme të ekstremizmit fetar dhe publikisht i përkrahin veprimet e bëra nga organizata terroriste “ISIS”, duke shpreh armiqësi të thellë ndaj institucioneve shtetërore, forcave të sigurisë, liderëve politikë, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të gjithë atyre që nuk ndajnë ideologjinë e tyre.
Sipas aktakuzës, ata kanë vendosur flamuj të organizatës terroriste “ISIS” mbi kulmin e shtëpisë të tyre, kanë bërë grafitë me shkronja arabe në muret e shtëpisë së tyre, me të cilat veprime dhe postime potencialisht mund të prishet rendi publik.
Sipas aktakuzvs, ata kanë vendosur

