75 Mall Live Search
10:32 / E Hënë, 30 Gusht 2021 / OSH

Gjykata e Apelit ja vërteton dënimin, flet Sokol Bashota

Gjykata e Apelit e ka lënë në fuqi aktgjykimin dënues që Gjykata Themelore në Pejë ka shpallur ndaj ish-kryetarit të Komunës së Klinës, Sokol Bashota dhe ish-nënkryetarit të saj, Enver Berisha.Ata janë dënuar me nga 6 muaj burgim me kusht dhe nga 1 mijë e 200 euro gjobë për mosraportim të pasurisë.

I kontaktuar nga IndeksOnline, Bashota ka bërë të ditur se në lidhje me këtë vendim nuk ka marrë asnjë informacion.

“Jo nuk jam njoftuar, nuk kam asnjë informacion”, tha ai shkurt për IndeksOnline.

Bashota që po kandidon për kryetar të Klinës sërish nga radhët e PDK-së, i pyetur se a do të vazhdoj garën, ka theksuar se çdo gjë do të vendoset pasi që ai ta marr vendimin e apelit.

“Ta marrë njëherë vendim, e pastaj do të vendosim”, nënvizoj ai.

Ndryshe Bashota bashkë me Berishën akuzoheshin se në periudhën janar 2009 e deri në qershor 2016, nuk kanë përfshirë të dhënat ose informacionet, kur kanë paraqitur deklarimet e tyre pasurore në Agjencinë Kundër Korrupsionit./IndeksOnline/