10:32 / E Mërkurë, 20 Janar 2021 / k.v

Gjykata e Apelit ka vendosur në rastin e të akuzuarit Sh.B., dhe të tjerëve

Gjykata e Apelit e Kosovë ka vendosur lidhur më ankesat në rastin e të akuzuarit SH.B., etj.

Aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë i 18.09.2020, është ndryshuar.

I akuzuari SH.B. është gjetur fajtor vetëm për një vepër penale: “Keqpërdorim i detyrës zyrtare” nga neni 422 par. 1 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës(KPRK), pika.1.4 e aktgjykimit, për çka Gjykata e Apelit e ka dënuar më burgim në kohëzgjatje prej 1(një) viti dhe dënim plotësues ndalim të ushtrimit të funksioneve në administratën publike ose në shërbimin publik, në kohëzgjatje prej 2 (dy) vjetësh. Dënimi plotësues do të fillon të ekzekutohet pas përfundimit të mbajtjes së dënimit me burgim.

Për veprat penale nga pikat I, I.1, I.2, I.3, I.4 dhe III të pjesës dënuese ndaj të akuzuarve SH.B. , H.G. dhe B.R. lidhur me veprën penale nga pika i e pjesës liruese ndaj të akuzuarës M.S., aktakuza është refuzuar, për shkak të kalimit të afatit të parashkrimit të ndjekjes penale. Ndërsa pjesa që ka të bëjë më pikën II të pjesës dënuese (Pika II.4 e aktakuzës), ndaj të akuzuarve H.V. dhe E.R., aktgjykimi është prishur dhe lënda i është kthyer gjykatës së shkallës së parë në rigjykim dhe rivendosje. Në çështjet e tjera aktgjykimi ka ngelur i pa ndryshuar.