75 Mall Live Search
16:50 / E Enjte, 19 Dhjetor 2024 / Z S

Gjykata e Apelit publikon raportin e punës për vitin 2024

Gjykata e Apelit ka publikuar raportin e punës dhe atë për muajin nëntor të vitit 2024, në të cilin janë të përfshira raportet e përgjithshme të punës dhe raportet individuale të të gjithë gjyqtarëve të kësaj gjykate.

Sipas njoftimit të kësaj gjykate bëhet e ditur se në muajin nëntor të këtij viti, kjo gjykatë ka pranuar 2828 lëndë, ndërsa ka zgjidhur gjithsej 2260 lëndë.

“Publikimi i raporteve të tilla, ofron një pasqyrë të përgjithshme të punës së kësaj gjykate, me qëllim të rritjes së transparencës për publikun dhe llogaridhënien, si dhe kthimin e besueshmërisë të qytetarëve në sistemin gjyqësor”, thuhet në njoftim