75 Mall Live Search
15:12 / E Diele, 01 Maj 2022 / MSH

Gjykata e Apelit refuzon ankesën e Vokrrit drejt presidentit Ademi

I biri i legjendës së futbollit kosovar Fadil Vokrri, Gramoz Vokrri, afro një muaj më parë ishte kundërshtari kryesor i Agim Ademit në garën për president të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK).

Por kandidatura e tij nuk ishte aprovuar për arsye se disa nga nënshkrimet që kishte mbledhur Vokrri ishin cilësuar si të jashtëligjshme.

Më tutje, Vokrri kishte paditur FFK-në në Gjykatën Themelore për thirrje të jashtëligjshme të Kuvendit Zgjedhor, ndërsa tani Gjykata e Apelit e ka aprovuar vendimin e Themelores, kështu duke refuzuar çdo ankesë të Vokrrit.

Më poshtë mund të gjeni aktvendimin e Gjykatës së Apelit.