Gjykata e Barcelonës liron me kusht Dani Alvesin nga burgu, i kushton 1 milion euro

Gjykata e Barcelonës sot ka marrë vendimin për lirimin e ish-futbollistit, Dani Alves me kusht prej një milion eurosh.
Dani Alves i dënuar me katër vjet e gjysmë burgim për sulm seksual, do të largohet nga burgu kur të paguajë garancinë prej një milion euro dhe t’i dorëzoj dy pasaportat e tij (spanjolle dhe braziliane), shkruan Indeksonline
Avokati i Alves, Ines Guardiola ka bërë ankim kundër gjykatës së Barcelonës dhe ka kërkuar lirimin e të dënuarit deri në vendimin përfundimtar dhe kjo është miratuar.
Dani Alves u dënua me katër vjet burgim për përdhënunimin e një gruaje të re në një klub nate në Barcelonë./Indeksonline/