75 Mall Live Search
13:01 / E Mërkurë, 15 Mars 2023 / shkelqim osmanaj

Gjykata e Barcelonës shpall të pavlefshme kontratën e Gavit, Liverpool ‘hidhet’ në aksion

Gjykata e Barcelonës e ka shpallur të pavlefshme kontratën e re të nënshkruar nga Gavi me Barcelonën.

Ky do të jetë një problem për Barcelonën, pasi që shumë skuadra kanë kthyer sytë nga talenti i ri.

Njëra nga skuadrat që i është zgjuar interesimi për Gavin është skuadra angleze Liverpool.

Liverpool po rishqyrton nënshkrimin e Gavit këtë verë, nëse ai bëhet i disponueshëm, për shkak të problemeve me strukturën e pagave të Barcelonës

Kjo është një mundësi e mirë për skuadrën angleze në rast se dështojnë të nënshkruajnë me Jude Bell. /IndeksOnline/