75 Mall Live Search
16:17 / E Mërkurë, 02 Prill 2025 / Z S

Gjykata e dënoi me 250 euro, vjen reagimi nga Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është gjobitur nga Gjykata Themelore e Prishtinës me 250 euro për mosparaqitje në Prokurorinë Speciale të Kosovës për të dëshmuar në lidhje me rastin e rezervave shtetërore, pas tri ftesave të Prokurorisë.

E lidhur me këtë ka ardhur reagimi nga vetë kryeministri Kurti.

Kurti me ironi tha se ndonjëherë e dënojnë atë, mirëpo sugjeroi gazetarët që të mos mërziten për një gjë të tillë.

“Mua më dënojnë nganjëherë, por mos u mërzitni ju” – ka thënë Kurti.

Këto komente Kurti i bëri pas përurimit të çerdhes në lagjen “Rezinë” të Gjakovës./Indeksonline/