75 Mall Live Search
10:15 / E Shtunë, 12 Dhjetor 2020 / A. M.

Gjykata e Lartë hedh poshtë sulmin e republikanëve ndaj fitores së Biden-it

Gjykata e Lartë ka hedhur poshtë procesin gjyqësor të mbështetur nga presidenti në detyrë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për të përmbysur fitoren e presidentit të zgjedhur, Joe Biden, në zgjedhjet presidenciale të 4 nëntorit.

Kështu duke i dhënë fund një përpjekjeje të dëshpëruar për të marrë çështje ligjore të refuzuara nga gjykatësit e shtetit dhe federal para gjykatës më të lartë të vendit dhe të përmbysë vullnetin e votuesve, shkruan AP, transmeton Klan Kosova

Kjo padi ishte përkrahur nga vetë Presidenti në largim, Donald Trump, 17 shtete tjera dhe 126 republikanë në Dhomën e Përfaqësuesve.

Trump kundërshtoi vendimin sërish gjatë mbrëmjes së të premtës, duke postuar në Twitter: “Gjykata e Lartë me të vërtetë na zhgënjeu. Pa mençuri, pa guxim”.https://platform.twitter.com/embed/index.html?dnt=true&embedId=twitter-widget-0&frame=false&hideCard=false&hideThread=false&id=1337620892139081728&lang=en&origin=https%3A%2F%2Fklankosova.tv%2Fgjykata-e-larte-hedh-poshte-sulmin-e-republikaneve-ndaj-fitores-se-biden-it%2F&theme=light&widgetsVersion=ed20a2b%3A1601588405575&width=550px

Trump kishte këmbëngulur se gjykata do të gjente “mençurinë” dhe “guximin” për të miratuar pozicionin e tij se zgjedhjet ishin produkt i mashtrimit të përhapur dhe duhej përmbysur.

Por gjykata më e lartë e SHBA-ve në mënyrë të prerë nuk pajtohet me këtë.

Urdhri i së premtes shënoi herën e dytë këtë javë që gjykata kishte kundërshtuar kërkesat e Republikanëve që ajo të përfshihej në rezultatin e zgjedhjeve 2020 dhe të refuzonte zgjedhjen e votuesve.

Kujtojmë se të hënën, Kolegji Zgjedhor mblidhet për të zgjedhur zyrtarisht Biden si presidentin e ardhshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.