75 Mall Live Search
12:28 / E Enjte, 26 Qershor 2025 / MSH

Gjykata e Mitrovicës merr vendim për 4 të dyshuarit për vjedhje të rëndë në tentativë

Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicë të Veriut njofton opinionin publik se, lidhur me rastin e raportuar më 21 qershor dhe arrestimin e katër personave të dyshuar për përfshirje në veprën penale “Vjedhje e rëndë në tentativë”, janë ndërmarrë veprime të mëtejshme procedurale nga organet kompetente.

Bazuar në vendimin e Gjykatës Themelore në Mitrovicë:

Ndaj tre të dyshuarve: V.I. (i lindur më 1998),  M.H. (i lindur më 1995) dhe A.S. (i lindur më 2000) është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

Ndërsa ndaj të dyshuarit Z.B. (i lindur më 2005) gjykata ka caktuar masen e arrestit shtëpiak.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave ligjore, identifikimin dhe hetimin e veprave penale, si dhe në sjelljen para drejtësisë të të gjithë personave të përfshirë në veprimtari të kundërligjshme.