10:09 / E Mërkurë, 20 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Gjykata e ndërron orarin e seancën, pamundësohet pjesëmarrja e Kadri Veselit

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka ndryshuar në momentin e fundit kohën e mbajtjes së seancës gjyqësore ndaj deputetit Albin Kurti për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend vitin e kaluar. Seanca ishte e paraparë të mbahet ora 09:00 dhe në këtë kohë ishte ftuar për të dëshmuar edhe kryeparlamentari Kadri Veseli.

Por meqenëse seanca u shty momentet e fundit, ora 09:00, kryeparlamentari Veseli i cili nuk ishte njoftuar për shtyrje të seancës shkoi nga Gjykata.

Kabineti i kryeparlamentarit Veseli ka sqaruar se kryeparrlamentari kishte planifikuar kohën për këtë seancë dhe ishte i pranishëm në Gjykatë sipas ftesës. “Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, sipas ftesës, ka qenë sot në ora 9:00 në Gjykatën Themelore në Prishtinë për të marrë pjesë në seancën gjyqësore për deputetët që kanë hedhur gaz lotsjellës vitin e kaluar.

Ora 09:00 kryetari Veseli është njoftuar se seanca nuk ishte në ora 9:00, por është shtyrë për në ora 10:00. Për shkak të ndërrimit të kohës së seancës, pa njoftim paraprak, dhe agjendës së planifikuar më herët, në takime dhe aktivitete të tjera ditore, ai e ka të pamundur të merr pjesë në seancë gjyqësore.

Kryeparlamentari Veseli ashtu siç ka deklaruar edhe më herët, është i hapur që të bashkëpunoj me sistemin e drejtësisë lidhur më këtë rast që po gjykohet, dhe do t’i përgjigjet ftesës edhe herave të tjera, siç ka bërë edhe sot”, thuhet në deklaratën e kabinetit të kryeparlamentarit Kadri Veseli.

Temat: