Gjykata e New York-ut rrëzon gjobën milionëshe ndaj Trumpit

Gjykata e Apelit në New York ka rrëzuar gjobën 500 milionë dollarëshe që ishte vendosur ndaj presidentit Donald Trump, për mashtrim.
Edhe pse një fitore e madhe financiare për republikanin, atij dhe dy djemve të tij më të mëdhenj u ndalohet të mbajnë pozicione të larta në korporata ose të marrin kredi për të paktën tre vjet, pasi gjykata i cilësoi përgjegjës për mashtrim.
Shtatë muaj pasi u rikthye në Shtëpinë e Bardhë, gjyqtarët e quajtën ndaj gjobën ndaj Trump të tepruar.
Dënimi erdhi pasi prokurorët zbuluan se Trump mashtroi duke fryrë në mënyrë dramatike pasqyrat financiare të paraqitura në banka dhe kompani sigurimi për të mashtruar huadhënësit dhe kompanitë e sigurimeve.
Në një rast, gjykatësi zbuloi se ne deklaratat financiare të Trump ishte pohuar gabimisht se apartamenti i tij në Trump Toëer ishte pothuajse tre herë më i madh se sipërfaqja e tij aktuale.
Gjyqtari Arthur Engoron urdhëroi Trump të paguante një gjobë prej 355 milionë dollarësh vitin e kaluar dhe bashkë me interesin, shuma tejkaloi 515 milionë dollarë. Nëse do të ishte paguar, gjoba do të trondiste perandorinë e pasurive të paluajtshme të Trump.
Trump e cilësoi një fitore vendimin dhe e cilësoi gjobën ndaj tij një gjueti shtrigash që nuk ishte parë ndonjëherë.
Prokurorja e Përgjithshme e Nju Jorkut, Letitia James, që ndoqi rastin, planifikon të apelojë sërish vendimin.