75 Mall Live Search
12:01 / E Enjte, 30 Mars 2023 / B O

Gjykata fundos McGonical, rëndohen akuzat, Juria kërkon konfiskimin e pronave, del edhe emri i Agron Nezës!

Juria e Madhe në Gjykatën e Distriktit Jugor të New Yorkut ka rënduar pozitat e Charles Mcgonigal në gjyqin për çështjen ruse. Edhe pse Gjykata vendosi ta mbyllë gjyqin për publikun, MCN ka mundur të sigurojë akuzat e reja ndaj ish agjentit të FBI-së, të cilët jo vetëm që rëndojnë ndjeshëm pozitat e tij, por zbulojnë fakte të reja edhe për shqiptaro-amerikanin Agron Neza.

Sipas dokumenteve, Juria e Madhe në Gjykatën e New Yorkut ka kërkuar konfiskimin e të gjitha pronave, sendeve personale dhe llogarive bankare të Charls McGonigal, të cilat rrjedhin nga pagesat që ai ka marrë nga oligarku rus Deripaska. Juria ka vendosur gjithashtu, në rast se pronat janë tjetërsuar të kërkojë konfiskimin në masë të barabartë në prona apo sende të tjera të McGonigal.

Ky vendim i Jurisë së Madhe ka ardhur pas zbulimit të fakteve të reja për lidhjen e McGonigal me Deripaskën. Sipas akuzës, ish zyrtari i lartë i FBI ishte i vetëdijshëm se po shkelte ligjin duke punuar për Deripaskën, ndaj është munduar të fshehë pagesat.