75 Mall Live Search
18:46 / E Martë, 06 Gusht 2019 / indeksADMonline

Gjykata italiane merr vendim për skudeton e vitit 2006

Viti 2006 ishte një goditje e madhe për Juventusin dhe futbollin italian në përgjithësi.

Edhe pse e fituan Kupën e Botës në Gjermani, futbolli italian u godit nga trukimet ose siç njihet nga “Calciopoli”.

Juventusi ishte kampion i atij sezoni por Federata Italiane e rrëzoi në Serie B dhe titulli iu dha Interit të vendit të tretë (pasi që disa pikë iu hoqën edhe Milanit).

Në vitin 2011 Juventus ishte ankuar se nuk kishte parakushte për vendimin që kupa t’i jepet Interi, shkruan Indeksonline.

Juventusi e ka dërguar këtë çështje në gjykatë por që sot zyrtarisht iu mohua dhe skudeto e vitit 2006 do të mbetet te Interi.

Ky është vendimi i Gjykatës:

ROME, 6 gusht – Gjykata Federale e Apelit e Federcalcio ka refuzuar ankesën e Juventusit kundër “refuzimit të instancës së pezullimit dhe deklaratës së papranueshmërisë” të shqiptuar korrikun e kaluar nga Gjykata Federale Kombëtare. Klubi Juventus ishte drejtuar te gjykata për të marrë anulimin e rezolutës me të cilën Këshilli Federal i FIGC, në vitin 2011, kishte deklaruar mungesën e parakushteve ligjore për revokimin e kampionatit 2006 në Inter”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Përveç titullit të vitit 2006 Juventusit i është pezulluar edhe ai i vitit 2005. /IndeksOnline/