Gjykata Komerciale pezullon punëkryesin e punimeve në rrugën A në Prishtinë

Gjykata Komerciale, me Aktvendim ka pezulluar punimet në rrugën A në Prishtinë, pasi kompania punëkryese e punimeve në Rrugën A, “Sallahu” dyshohet të ketë falsifikuar dhe mashtruar në prokurim.
Rrjedhimisht, kompania nuk mund të marrë pjesë dhe as të ekzekutojë kontrata publike.
Kështu, me këtë aktvendim pezullohen punimet e punëkryesit në rrugën A në Prishtinë.
Sipas Aktvendimit që e posedon Indeksonline, thuhet se paditësi, në këtë rast kompania, “Pro & Co Group”ka theksuar se caktimi i masës së sigurisë është i domosdoshëm për arsye se paditësit i shkaktohet dëm i padrejtë dhe vështirë i riparueshëm sepse me ekzekutimin e vendimit paditësi do të privohet nga e drejta për tu kualifikuar si operatorë i përgjegjshëm me çmimin më të ulët dhe se marrë parasysh kohën e gjatë të zgjidhjesë çështjes meritore me fitimin e munguar kjo me siguri do të rezultonte në dëm të padrejtë pasi që paditësi do të privohej nga të hyra të ligjshme të cilat do të ndikonin në qarkullimin financiar që do të derivonin nga implementimi i projektit kapital për ndërtimin e rrugës -A pjesa e parë.
Më poshtë është edhe arsyetimi i aktvendimit të Gjykatës Komerciale./Indeksonline/


