75 Mall Live Search
19:21 / E Enjte, 15 Janar 2026 / Z S

Gjykata Kushtetuese: Arresti shtëpiak ndaj Berishës ishte i tejzgjatur

Gjykata Kushtetuese këtë të enjte ka marrë vendimin lidhur me kërkesën e kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha mbi masën e arrestit shtëpiak.

Sipas informacioneve paraprake, Gjykata Kushtetuese i ka dhënë të drejtë Berishës se kohëzgjatja e mbajtjes nën arrest shtëpiak ishte e tejzgjatur. Vendimi dha në përfundim të seancës pa praninë e palëve.

Çështja lidhet me qëndrimin e mbajtur nga avokatët e Berishës gjatë seancave të raportimit dymujor, ku ata kundërshtonin vazhdimisht kërkesën e SPAK, i cili insistonte në vijimin e masës së arrestit shtëpiak./Indeksonline/