75 Mall Live Search
09:29 / E Martë, 16 Qershor 2020 / indeksADMonline

Gjykata Kushtetuese blen “tonerë”, kaq i dha për tenderin

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës pak ditë më parë ka arritur të finalizonte një tjetër tender.

Këtë herë, ky institucion është furnizuar me “tonerë”.

Fillimisht, vlera e parashikuar e kontratës ka qenë 9 mijë e 990 euro, shkruan Indeksonline.

Bazuar në kontratën e publikuar nga prokurimi, për tenderin në fjalë Gjykata Kushtetuese ka paguar 816,50 euro.

Po ashtu, bëhet me dije se për furnizim ishte angazhuar operatorit ekonomik “ART” SHPK.

Njoftohet se tenderi i përgjegjshëm me çmimin më të lartë ka qenë 1mijë e 193,78 euro. /Indeksonline/