19:42 / E Mërkurë, 17 Nëntor 2021 / AR

Gjykata Kushtetuese cakton datën kur do të vendosë për shkarkimin e Metës

Gjykata Kushtetuese në Shqipëri ka caktuar datën se kur do të zhvillohet seanca për shkarkimin ose jo të Presidentit Ilir Meta.

Në një njoftim, kushtetuesja bën me dije se seanca do të zhvillohet në datën 18 Janar 2022 në orën 10:00.

Sipas njoftimit theksohet se pala që e kërkon është Kuvendi i Republikës së Shqipërisë me objekt “Për shkarkimin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë për shkelje të rënda të Kushtetutës”./tvklan