Gjykata Kushtetuese hedh poshtë kërkesën e 30 deputetëve për emërimin e anëtareve të KQZ nga Presidenti
Gjykata Kushtetuese gjatë ditës së sotme ka mbajtur një seancë shqyrtuese, ku ka nxjerrë disa vendime.
Ata kanë vlerësuar kushtetshmërinë e vendimit të Presidentit Hashim Thaçi për emërimin e anëtarëve të KQZ-së, shkruan Indeksonline.
Kërkesa ishte parashtruar nga Bilall Sherifi dhe 29 deputet të tjerë.
Gjykata ka konstatuar se vendimi i Presidentit të Republikës së Kosovës nuk është në kundërshtim me kushtetutën.
“- Gjykata, në mbështetje të nenit 113, paragrafi 2 nënparagrafit 1 të Kushtetutës, të
neneve 29 dhe 30 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe në mbështetje të rregullave
59 (a) dhe 67 të Rregullores së punës, vendosi:
I. TË DEKLAROJË kërkesën të pranueshme për shqyrtim në merita;
II. TË KONSTATOJË se Vendimi nr.57/2019, Vendimi nr.58/2019, Vendimi
nr.59/2019, Vendimi nr.60/2019, Vendimi nr.61/2019, Vendimi nr.62/2019,
Vendimi nr.63/2019, Vendimi nr.65/2019, të 28 marsit 2019 të Presidentit të
Republikës së Kosovës, nuk janë në kundërshtim me paragrafin 4 të nenit 139
[Komisioni Qendror i Zgjedhjeve] të Kushtetutës.”, shkruhej në vendim./Indeksonline/
