75 Mall Live Search
16:26 / E Mërkurë, 22 Nëntor 2023 / LB

Gjykata Kushtetuese i dha të drejtë Qeverisë për tatimin në pronë, reagon Hekuran Murati

Qeveria e Kosovës ka fituar përballjen me komunat për faljen e tatimit në pronë.

Gjykata Kushtetuese ka njoftuar të mërkurën se ka vendosur që komunat duhet të vendosin vetë për faljen e tatimit në pronë dhe se Ligji i kontestuar nga komunat nuk është në kundërshtim me ligjin e pushtetit lokal.

I mënjehershëm ka qenë reagimi i ministrit të Financave, Hekuran Murati.

Ky i fundit ka shkruar në Facebook se të gjitha kritikat e akuzat ndaj qeverisë për këtë temë kanë qenë të pabza, dhe kjo, sipas tij, është dëshmuar me vendimin e sotëm.