Gjykata Kushtetuese merr vendim për Berishën

Gjykata Kushtetuese ka shpallur vendimin lidhur me ankimin e depozituar nga kryedemokrati Sali Berisha, përsa u takon dy masave të para të SPAK-ut ndaj tij, asaj “detyrim paraqitjeje” dhe “ndalim të daljes jashtë vendit”, për të cilat, sipas Berishës, Prokuroria Speciale anashkaloi autorizimin nga kuvendi.
Sipas interpretimit të “Kushtetueses”, SPAK-u nuk kishte nevojë për autorizimin e kuvendit, për masat e vendosura ndaj ish-kryeministrit.
Por nga ana tjetër Kushtetuesja ka pranuar pjesërisht kërkesën e Berishës për pezullimin e vendimit të SPAK-ut për ndalim të daljes jashtë shtetit të kryedemokratit, përmes konfiskimit të pasaportës.
Megjithatë, pavarësisht heqjes së ndalimit jashtë shtetit, ish-kryeministri nuk mund të dalë nga banesa për shkak të masës “arrest me burg”.
Po ashtu, Gjykata Kushtetuese e konsideron si proporcionale masën “detyrim paraqitjeje” të vendosur ndaj ish-kreut të ekzekutivit./A2 CNN