75 Mall Live Search
13:05 / E Mërkurë, 06 Maj 2020 / indeksADMonline

Gjykata Kushtetuese merr vendim për Komunën e Prizrenit, pas ankesës së PDK-së

Gjykata Kushtetuese e Kosovës  ka dhënë vendimin e saj në lidhje me kërkesën e deputetit Uran Ismaili dhe 29 deputetëve të tjerë në lidhje me vlerësimin e Kushtetutshmërisë  së vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë të datës 12 prill 2020 për shpalljen e komunës së Prizrenit  “zonë karantinë”; dhe Vendimeve [nr. 229/IV/2020], [nr. 238/IV/2020], [nr. 239/IV/2020] të 14 prillit 2020 të Ministrisë së Shëndetësisë, për parandalimin, luftimin dhe eliminimin e sëmundjes ngjitëse COVID-19 në territorin e Komunave të Prizrenit, Dragashit dhe Istogut.

Në këtë vendim  të siguruar nga IndeksOnline është konstatuar shkelja kushtetuese në këto katër komuna.  Pra shpallja  e tyre si zona karantinimi është vlerësuar si jo kushtetuese. Derisa orari  i lëvizjes është vlerësuar në përputhje me kushtetutën e vendit.

Derisa për Prizrenit në pikat (I, II, III, IV, VI, VII dhe VIII), është në përputhshmëri me

nenin 55 [Kufizimi i të Drejtave dhe Lirive Themelore] të Kushtetutës

në lidhje me nenin 35 [Liria e Lëvizjes] të Kushtetutës dhe nenin 2 (Liria

e lëvizjes) të Protokollit nr. 4 të KEDNJ-së;, për pikat e tjera ka dhënë këtë vlerësim si vijon:

VENDOS

I. TË DEKLAROJË, njëzëri, kërkesën të pranueshme;

II. TË SHPALLË, njëzëri, që Vendimi [nr. 229/IV/2020] i 14 prillit 2020 i

Ministrisë së Shëndetësisë,“për parandalimin, luftimin dhe eliminimin

e sëmundjes ngjitëse COVID-19” në territorin e Komunës së Prizrenit

(pikat I, II, III, IV, VI, VII dhe VIII), është në përputhshmëri me

nenin 55 [Kufizimi i të Drejtave dhe Lirive Themelore] të Kushtetutës

në lidhje me nenin 35 [Liria e Lëvizjes] të Kushtetutës dhe nenin 2 (Liria

e lëvizjes) të Protokollit nr. 4 të KEDNJ-së;

III. TË SHPALLË, njëzëri, që Vendimet [nr. 238/IV/2020] dhe [nr.

239/IV/2020] e 14 prillit 2020 të Ministrisë së Shëndetësisë, “për

parandalimin, luftimin dhe eliminimin e sëmundjes ngjitëse COVID19” në Komunat e Dragashit dhe Istogut (pikat I, II, III, V, VI dhe VII),

respektivisht, janë në përputhshmëri me nenin 55 [Kufizimi i të

Drejtave dhe Lirive Themelore] të Kushtetutës në lidhje me nenin 35

[Liria e Lëvizjes] të Kushtetutës dhe nenin 2 (Liria e lëvizjes) të

Protokollit nr. 4 të KEDNJ-së;

IV. TË SHPALLË, më shumicë votash, që pika V e Vendimit [nr.

229/IV/2020] të 14 prillit 2020 të Ministrisë së Shëndetësisë, “për

parandalimin, luftimin dhe eliminimin e sëmundjes ngjitëse COVID19” në Komunën e Prizrenit, dhe pika IV e Vendimeve [nr.

238/IV/2020] dhe

[nr. 239/IV/2020]

të 14 prillit 2020 të Ministrisë së

Shëndetësisë, “për parandalimin, luftimin dhe eliminimin e sëmundjes

ngjitëse COVID-19” në Komunat e Dragashit dhe Istogut, përkitazi me

kundërvajtjet administrative, nuk janë në përputhshmëri me nenin

55 [Kufizimi i të Drejtave dhe Lirive Themelore] të Kushtetutës në lidhje

me nenin 35 [Liria e Lëvizjes] të Kushtetutës dhe nenin 2 (Liria e

lëvizjes) të Protokollit nr. 4 të KEDNJ-së;

V. TË SHPALLË, me shumicë votash, që Vendimi [nr. 214/IV/2020] i 12

prillit 2020 i Ministrisë së Shëndetësisë për shpalljen e Komunës së

Prizrenit “zonë karantinë”, nuk është në përputhshmëri me nenin

55 [Kufizimi i të Drejtave dhe Lirive Themelore] të Kushtetutës në lidhje

me nenin 35 [Liria e Lëvizjes] të Kushtetutës dhe nenin 2 (Liria e

lëvizjes) të Protokollit nr. 4 të KEDNJ-së;

VI. TË SHPALLË, të pavlefshëm, në pajtim me nenin 116.3 të Kushtetutës,

pikën V të Vendimit [nr. 229/IV/2020] dhe pikën IV të Vendimeve [nr.

238/IV/2020] dhe

[nr. 239/IV/2020]

, të cekura në pikën IV të këtij.

Ndryshe edhe Prishtina, Malisheva e komuna të tjera janë shpallur më parë si “zonë karantine”, për çka ka pasur pakënaqësi nga ana e udhëheqësish së këtyre komunave dhe qytetarëve, kjo për shkak të numrit jo shumë të madh të të prekurve me Covid-19.