75 Mall Live Search
16:04 / E Mërkurë, 29 Tetor 2025 / Z S

Gjykata lëshon urdhrin që Sveçla, Pacolli dhe Zyba të sillen me detyrim para trupit gjykues

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, deputetët Fitore Pacolli dhe Salih Zyba pritet që të dërgohen me forcë në gjykatë.

Më 31 tetor, këtë urdhëresë parashihet ta ekzekutojë Policia e Kosovës në lidhje me gjykimin që po zhvillohet në rastin e “gazit lotsjellës”.

Urdhri në fjalë që ishte paralajmëruar në seancën e kaluar, seancë kjo e e cila dështoi, tanimë është lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

Sveçla, Pacolli, Salih Zyba dhe ish-deputetja Drita Millaku akuzohen për “hedhje të gazit lotsjellës” në Kuvendin e Kosovës, më 21.03.2018.

Në seancën e fundit, gjyqtari Sabit Sadikaj tha se palët janë ftuar sipas procesverbalit të seancës së kaluar, që ka shërbyer si ftesë edhe se nuk ka pasur ndonjë kërkesë për shtyrje të kësaj seance apo ndonjë arsye që e kanë dërguar mbrojtësit e të pandehurve për shtyrjen e seancës.Gjyqtari Sadikaj tha se ndaj Xhelal Sveçla, Fitore Pacolli e Salih Zyba do të lëshohej urdhëresë për sjellje me detyrim ndaj tyre.

Kjo çështje penale po trajtohet në Departament Përgjithshëm të Gjykatës së Prishtinës me gjyqtarin e vetëm gjykues Sabit Sadikaj.

Kujtojmë se më 26.03.2024 është mbajtur shqyrtimi fillestar. Në këtë seancë gjyqtari Sabit Sadikaj kishte bërë të ditur se vepra penale e “pengim i personit zyrtar” është vjetërsuar dhe gjykimi vazhdon vetëm për “përdorim të armës apo mjetit të rrezikshëm”.Për veprën penale “përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm” të gjithë të akuzuarit nuk e kanë pranuar fajësinë.

Aktakuza ndaj të lartcekurve është  në korrik të vitit 2019 në prokurori Eset Rama.

Sipas Prokurorisë hedhja e gazit lotsjellës kishte pamundësuar vazhdimin e seancës së Kuvendit dhe të gjithë deputetët ishin detyruar ta lirojnë sallën.Me këto veprime ata akuzohen edhe për “pengim të personit zyrtar”, në këtë rast të deputetëve të Kuvendit të Kosovës.Në mesin e provave që Prokuroria i mbështet akuzat e saj janë: incizime nga salla e Kuvendit, Raporte policore, foto-dokumentacion, Vendimi i Kryesisë së Kuvendit për ndërprerjen e seancës atë ditë dhe shkresa të tjera të lëndës.

Tanimë të akuzuarit si fillim ishin mbrojtur në heshtje në Polici, derisa hetimet ndaj tyre kishin nisur një ditë pas ngjarjes kritike./Indeksonline/