Gjykata merr vendim: Ministrit Damka i caktohet masë e arrestit shtëpiak

Gjykata Themelore në Prizren ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë që ministrit të Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, t’i caktohet masa e paraburgimit.
Atij i është caktuar masa e arrestit shtëpiak në afat prej një muaji, pasi dyshohet për veprat penale sulm dhe kanosje.
Masë e tillë i është caktuar edhe të pandehurit tjetër që dyshohet se është përfshirë në këtë vepër.
Më tutje thuhet se Masa e arrestit shtëpiak është caktuar në kohëzgjatje prej një (1) muaji, e cila do të llogaritet prej kohës së arrestimit 09.02.2025 dhe mund të zgjasë deri më datën 09.03.2025.
Në vendim thuhet se të pandehurit nuk guxojnë që të largohen nga vendbanimi pa lejen e Gjykatës, si dhe iu ndalohet të kontaktojnë me personat me të cilët ata nuk jetojnë apo nuk janë të varur nga të pandehurit./Indeksonline/