Gjykata merr vendimin final për Christophe Galtier

Gjykata e Nice e ka liruar nga të gjitha akuazat teknikun francez, Christophe Galtier.
Ish-trajneri i PSG-së dhe Nice ishte i akuzuar për ngacmim moral dhe diskriminim, kryesisht kundër lojtarëve myslimanë, shkruan IndeksOnline.
Sipas aktgjykimit të dhënë këtë të enjte, asnjë nga këto dy vepra nuk karakterizohet.
Ngjarjet e supozuara datojnë që nga koha kur ai drejtonte skuadrën e Nices gjatë sezonit 2021-2022.
Prokuroria kishte kërkuar që Galtier të dënohet me 12 muaj burgim me kusht, 45 mijë euro gjobë.
Me Martin avokati i Galtier pas vendimit tha se këto akuza ndaj klientit të tij kanë hkaktuar dëme të konsiderueshme në jetën e tij si burrë dhe në karrierën e tij profesionale.
“Është një reagim lehtësimi. Prej shumë muajsh, akuzat e urryera viktima të të cilave ishte Christophe Galtier kishin shkaktuar dëme të konsiderueshme në jetën e tij si burrë dhe në karrierën e tij profesionale. Ne ishim duke kaluar një situatë ankthi. Ne duam ta shohim këtë vendim si një çlirim, por edhe një rehabilitim total. I riktheftë qetësia Christophe, njerëzit e tij të dashur, familja e tij.”, deklaroi akovati./IndeksOnline/