75 Mall Live Search
13:16 / E Martë, 28 Janar 2020 / indeksADMonline

Gjykata e Zvicrës në favor të kosovarit, pavarësisht listës së krimeve, i lejohet të qëndrojë pasi vuan nga kanceri

Lista e krimeve të bëra nga ai është e gjatë, trafikimi i narkotikëve, vjedhje, lëndim trupor, dëmtim i pasurisë, vepra penale të trafikut rrugor.

Më 2015, një kosovar ishte prapa grilave për tre vjet e gjysmë. Edhe pse i duhej të largohej nga Zvicra, kosovarit i lejohet të qëndrojë.

“Arsyeja që ai mundi ta vazhdojë qëndrimin në Zvicër është se babai i fëmijëve ka kancer mushkërish dhe është i varur nga kimioterapia, raporton ‘Luzerner Zeitung'”, transmeton Indeksonline.

Prandaj Gjykata Supreme Federale… mori vendimin të hënën ku thuhet se “tërheqja e lejeqëndrimit është disproporcionale”.

Gjykata Supreme Federale kundërshtoi kështu Zyrën e Emigracionit të Lucernit dhe gjykatën më të lartë. Mërgimtarët dëbohen zakonisht nëse dënohen me së paku një vit burgim.

Nga kjo gjykatë u tha se duhet të synohet vazhdimi, pasi shkuarja në Kosovë mund të rrezikojë trajtimin. Për më tepër, burri duhet mbështetur në familjen e tij, sidomos nëse kanceri përkeqësohet.

Kantoni i Lucernit tani duhet të paguajë avokatin e pacientit që vuan nga kanceri dëmshpërblim prej 2 mijë e 500 frangash./Indeksonline/