75 Mall Live Search
15:58 / E Premte, 10 Maj 2019 / indeksADMonline

Gjykata nuk e falë, Palermo drejt rënies në Serinë C

Vendin e fundit në Serinë B dhe si rrjedhojë rënien në Serinë C, ishte kërkesa e prokurorit federal Giuseppe Pecoraro, kundër Palermos, në gjyqin e Gjykatës Federale për shkeljet administrative të supozuara.

Fati i Palermos mund të jetë i hidhur duke parë kërkesat që ditën e sotme ka bërë Gjykata e Federatës gjatë seancës për padinë ndaj klubit sicilian. Prokurori Pecoraro ka kërkuar që Palermo të zbresë në vend të fundit në renditjen e Serie B, që do të thotë Serie C.

Mes të hënës dhe martës së ardhshmedo të nisë seanca që sheh të përfshirë edhe presidentin Maurizio Zamparini, për të cilin është kërkuar pesë vjet përjashtim nga futbolli.

Akuza është për parregullësi administrative në bilancet nga viti 2014 deri në 2017. Në gjyq, si palë akuzuese, edhe Benevento.

Palermo gjatë një tre-vjeçari falsifikoi dokumentat financiare për të marrë lejen, që të vazhdonte të luante në Serinë B.