“Gjykata Penale në Shkup s’ka bazë për ekstradimin e Tomorit në Serbi, shpejtë ai kthehet në shtëpi”
Jetlir Zyberaj, këshilltari i ministrit të jashtëm Behgjet Pacolli, përmes një shkrimi të bërë në llogarinë Facebook ka thënë se hapi i parë gjyqësor për lirimin e ish-ushtarit të UÇK-së, Tomor Morinës është ndërmarrë nga Gjykata Penale në Shkup dhe se nuk ka bazë për ekstradimin e tij në Serbi.
Zyberaj madje ka thënë se Tomori shumë shpejtë do të jetë në shtëpi.
Ky është postimi i tij i plotë:
Hapi i parë gjyqësor për lirimin e Tomor Morinës është ndërmarrë nga
Gjykata Penale e Shkupit e cila nuk ka gjetur bazë për ekstradimin e tij në
Serbi dhe vërtetoi se Serbia po abuzon politikisht me këtë si me shumë raste të
tjera.
Është për të ardhur keq që shumë politikanë dhe përfaqësues të shoqërisë civile
nuk kanë besuar në kapacitetin e Kosovës për të zgjidhur këtë çështje me
Maqedoninë e Veriut dhe u përpoqën të abuzojnë politikisht me rastin.
Tomori së shpejti do të jetë në shtëpi!