Gjykata shtyn vendimin për rikthim në punë të ish- drejtorit të SHSKUK-së, Basri Sejdiu

Gjykata Themelore në Prishtinë, ka miratuar kërkesën e Bordit drejtues, për shtyrje të ekzekutimit të vendimit të Inspektoratit të Punës
Bordi drejtues i Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, ka pranuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, aktvendimin A.nr.1690/2020, përmes së cilit është njoftuar se është miratuar kërkesa e Bordit drejtues të SHSKUK-së, për shtyrje të ekzekutimit të vendimit të Inspektoratit të Punës, me nr. 7389 të 05.10.2020, për kthim në punë të ish-drejtorit të përgjithshëm të SHSKUK-së, Basri Sejdiu, deri në vendimin definitiv gjyqësor, sipas padisë së bërë nga Bordi drejtues i SHSKUK-së.
Bordi drejtues i SHSKUK-së, edhe njëherë shpreh bindjen se vendimi për shkarkim të ish-drejtorit të përgjithshëm të SHSKUK-së, është i drejtë dhe i bazuar.