18:32 / E Premte, 19 Korrik 2019 / indeksADMonline

Gjykata Speciale dërgon ftesa te reja për ish pjesëtarë te UÇK-së

Nga java e ardhshme, ish eprorë te Ushtrisë Çlirimtare te Kosovës do te nisen drejtë Gjykatës Speciale.

Ky institucion ka dërguar në Kosovë ftesa për disa ish pjesëtare te UÇK-së të cilët tani i kanë pranuar ato.

Burimet e Indeksonline kanë treguar se ftesa kanë pranuar njerëz nga parti të ndryshme dhe numri i tyre është i konsiderueshëm.

 Ndryshe sot kryeministri Ramush Haradinaj dha dorëheqje nga qeveria pasi mori ftesë nga Haga.

Ftese mori edhe Bislim Zyrapi, keshilltar i presidentit Thaçi./Indeksonline/