75 Mall Live Search
07:47 / E Premte, 14 Mars 2025 / Z S

Gjykata Speciale deri tani ua lejoi vetëm 13 vizita të të akuzuarve

Ditën e djeshme ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi qëndroi për vizitë te babai i tij i sëmurë i shtrirë në Klinikën Interne të QKUK-së.

E lidhur me këtë zëdhënësi i Dhomave të Specializuara të Kosovës, Michael Doyle në konferencën e rregullt me gazetarë ka thënë se për arsye humanitare bindëse, trupi gjykues dhe gjykatësja e procedurës paraprake udhëzuan Zyrën administrative të mundësojnë vizitën si i paraburgosur të Hashim Thaçit në Kosovë për t’u takuar me babain e tij.

Më tej ai u shpreh se kjo ishte vizita e 13-ë nën ruajtje e një të paraburgosuri në Kosovë e mundësuar nga Zyra administrative për arsye humanitare./Indeksonline/