Gjykata Speciale e fton luftëtarin e UÇK-së, Sadri Selimin, si të dyshuar për krime lufte

Është ftuar nga Gjykata Speciale si i dyshuar për krime lufte luftëtarin e UÇK-së, Sadri Selimin, nga Vërmica e Vushtrrisë.
Kështu ka njoftuar bashkëluftëtari i tij, Safet Hasani, i cili thotë se është i bindur për pastërinë e Sadriut, dhe veprat e tij gjatë lufts së UÇK-së, shkruan Indeksonline.
Njoftimi i plotë:
Sot morëm
lajmin se bashkëluftëtari ynë, që shërbyem së bashku në të njëjtën njësi
ushtarake PU-ZOSh gjatë luftës së UÇK-së, Sadri Selimi, nga Vërrnica e
Vushtrrisë, është ftuar nga Gjykata Speciale për krime lufte, në cilësinë e të
dyshuarit.
Ne jemi plotësisht të bindur për pastërtin e Sadriut, për
veprat e tij gjatë luftës dhe për tërë luftëtarët e UÇK-së. Ashtu siç dole
faqebardhë gjatë luftës ashtu të presim edhe të kthehesh nga kjo gjykatë
fantome.
Do të dëja të dijë, si po ndihen tani ata dëshmitarë parazitë
(spiunë) që dëshmuan kundër pjesëtarëve të UÇK-së?
A ju mjaftoj o ju të mjerë që për pak para dhe
dokumentacionet e refugjatëve që i fituat t’i akuzoni pjesëtarët e UÇK-së dhe
luftën e shenjtë të UÇK-së?
Qofshin të mallkuar për shumë breza ata spiunë që kritikojnë
pjesëtarët e UÇK-së dhe luftën e shenjtë e UÇK-së!