10:44 / E Hënë, 26 Tetor 2020 / k.v

Gjykata Speciale s’jep detaje, nëse ka ngritur aktakuza ndaj Thaçit e Veselit

Gjykata Speciale nuk ka dhënë detaje, nëse është ngritur aktakuza ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, duke thënë se derisa një aktakuzë të bëhet publike, ajo mbetet konfidenciale.

Gjykata nëpërmjet një përgjigje ka thënë se konfidenciale mbesin edhe procedurat që lidhen me shqyrtimin e aktakuzës.

“Derisa një aktakuzë të bëhet publike, ajo mbetet konfidenciale si edhe procedurat që lidhen me shqyrtimin e saj. Në bazë të Rregullores së procedurës dhe të provave, nëse një aktakuzë konfirmohet ajo do të bëhet publike jo më vonë se paraqitja e parë e të akuzuarit para gjykatës”, thuhet në përgjigjen e Gjykatës Speciale.