75 Mall Live Search
22:19 / E Enjte, 15 Prill 2021 / OSH

Gjykata Speciale: Pjetër Shala transferohet në Hagë

Më 16 mars 2021, autoritetet e Belgjikës arrestuan Pjetër Shalën në zbatim të fletarrestimit dhe aktakuzës së konfirmuar për krime lufte, lëshuar nga Gjykatësi i Procedurës Paraprake i Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Pjetër Shala do të mbahet i ndaluar në Belgjikë, në pritje të transferimit të tij në objektin e paraburgimit të DHSK-së në Hagë.

Sot, Gjykata Speciale ka njoftuar që Pjetër Shala është transferuar në Hagë, transmeton Indeksonline.

Shala në aktakuzën e konfirmuar ngarkohet me përgjigjësi penale individuale në forma të ndryshme për krime lufte si ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme.

Njoftimi i Gjykatës Speciale:

No description available.