Gjykata Speciale shkon në pushim veror deri më 15 gusht

Gjykata Speciale në Hagë ka njoftuar se nga sot hyn në pushim veror, sipas kalendarit zyrtar të publikuar në uebfaqen e saj.
Pushimi do të zgjasë deri më 16 gusht 2025, kur institucioni pritet të rifillojë aktivitetin e rregullt.
Gjatë kësaj periudhe, nuk do të mbahen seanca gjyqësore dhe disa shërbime jothelbësore do të funksionojnë me kapacitete minimale. Megjithatë, Gjykata ka theksuar se do të vazhdojë punën në të gjitha seksionet, dhe parashtrimet mund të bëhen normalisht, përveç rasteve kur ndonjë gjyqtar ka urdhëruar ndryshe.
Po ashtu, afatet procedurale të vendosura më herët mbesin në fuqi dhe nuk preken nga ky pushim.
Pas rikthimit në punë, më 19 gusht, pritet të mbahet konferenca përgatitore për mbrojtjen në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, që konsiderohet ndër më të rëndësishmet në këtë fazë të procesit.