Gjykata Speciale s’ka të ndalur, ftesa e radhës për të dënuarin në rastin “Bllaca 2”
Shaban Syla, i cili është i dënuar në rastin e njohur si “Bllaca 2” është i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale.
Ftesa ndaj tij është konfirmuar nga kryetari i OVL-së së UÇK-së, Hysni Gucati, i cili i ka thënë Periskopit se përveç Ibrahim Gashit, është ftuar nga Gjykata Speciale edhe Shaban Syla.
“Të fundit që kanë marrë ftesë nga Gjykata Speciale është profesori Ibrahim Gashi, Shaban Syla dhe një shoku ynë që nuk ka dashur të bëhej publike”, ka deklaruar Gucati.
Syla është dënuar në rastin “Bllaca 2” për tenttativë vrasjehe ndaj Adem Salihajt.
Bashkë me të janë dënuar edhe Shpresim Uka, Sadik Abazi, Bekim Syla dhe Driton Hajdari.