11:43 / E Hënë, 27 Qershor 2022 / B O

Gjykata Speciale vendos datën e paraapelit për rastin Gucati e Haradinaj

Me datë 5 korrik do të mbahet konferenca e paraapelit për rastin kundër ish-krerëve të Shoqatës së Veteranëve të UÇK-së për rastin Gucati e Haradinaj. Kështu ka njoftuar sot Gjykata Speciale.

Kjo do të jetë paraqitja e parë e Gucatit e Haradinajt pas dënimit që morën pak javë më parë nga Gjykata Speciale.

Dy ish-luftëtarët e UÇK-së u dënuan nga Specialja me nga katër vjet e gjysmë burgim./Indeksonline/