75 Mall Live Search
18:02 / E Enjte, 03 Tetor 2019 / indeksADMonline

Gjykata Suedeze liron policët që vranë njeriun me sindromën Daun

Një gjykatë e Stokholmit ka liruar oficerët e policisë që qëlluan 25 herë ndaj një të riu me sindromën Daun, duke i dhënë fund jetës së tij derisa ai luante me një armë lodër.

Prokurorët akuzuan tre oficerë për neglizhencë dhe sjellje të pahijshme në ngjarjet që çuan deri në gjuajtjen e Eric Torell, 20 vjeç, në gusht 2018. Por, gjykata nuk ishte në gjendje të vërtetonte se a kishte gabuar policia.

“Është e jashtëzakonshmë që policia gjuajti 25 herë atë kohë”, tha kryetari i këshillit të gjykatës, Erik Lindberg.

Rasti ka ngritur pyetje në lidhje me përdorimin e armëve të zjarrit nga policia, pasi që policia gjuajti gjashtë persona për vdekje vitin e kaluar, transmeton Indeksonline.

Në mëngjesin e 2 gushtit 2018, Torell po luante jashtë me një armë lodër. Sipas nënës së tij ai lëvizte ngadalë, sillej si një trevjeçar dhe mund të fliste vetëm një fjalë: mama.

Por kalimtarët paralajmëruan policinë se një burrë i armatosur ishte në rrugë. Oficerët kishin frikë se mund të ishte një i dyshuar vendas, kështu që ata supozuan se po gjuanin një vrasës të mundshëm.

Por, personi i dyshuar ishte arrestuar muaj më parë dhe ishte në pritje të gjyqit. Por informacioni nuk ishte në bazën e të dhënave të policisë.

Kështu tre oficerët, Karl Johan Thulin dhe Hans Christian Appelgren ishin akuzuar për sjellje të pahijshme, dhe Hannes Erik Bäckström u akuzua për neglizhencë duke shkaktuar vdekjen e një tjetri.

Kështu Gjykata e Stokholmit i liroi oficerët. Por një një anëtar i jurisë nuk u pajtua me aktgjykimin, duke besuar se të dy policët që qëlluan me të shtëna vdekjeprurëse duhej të shpalleshin fajtorë./Indeksonline/