75 Mall Live Search
14:08 / E Enjte, 11 Mars 2021 / OSH

Gjykata Supreme ia refuzon ankesën VV-së për verifikimin dhe numërimin e mbi 9 mijë votave të diasporës

Në vendimin e sotëm, Gjykata Supreme ka vendosur t’ia refuzoj Lëvizjës Vetëvendosje ankesën lidhur me kërkesën për verifikim dhe numërimin e 9.748 vota të ardhura prej jashtë vendit me postë, shkruan IndeksOnline.

“Refuzohet i pa bazuar apeli Anr.760/2021 i datës 05.03.2021, i paraqitur nga subjekti politik Lëvizja Vetëvendosje (LVV), i cili kërkon që të urdhërohet KQZ-ja, t’i verifikoi dhe t’i numëroj 9.748 pako me fletëvotime të ardhura prej jashtë vendit të dorëzuara në postën nr.6, në rrugën ‘Agim Ramadani’, në Prishtinë”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, aty bëhet e ditur se Supremja ka përfunduara nëntë (9) ankesa, ndërkaq në punë janë edhe gjashtë (6) të tjera, për të cilat, kolegjet gjyqësore të Gjykatës Supreme, pritet të vendosin brenda afatit ligjorë prej 72-orësh./IndeksOnline/