75 Mall Live Search
15:41 / E Martë, 06 Tetor 2020 / indeksADMonline

Gjykata Supreme nis kthimin e punëtorëve të larguar të KEDS-it, në vendin e punës

Federata Sindikale e Pavarur Elektrokosova, përmes një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare Facebook, ka bërë të ditur se me vendim të gjykatës, punëtorët e larguar nga KEDS-KESCO janë rikthyer në vendin e tyre të punës.

Ky është postimi i plotë:

E përgëzojmë gjykatën për fillimin e këthimit të punëtorëve në vendet e tyre të punës të larguar padrejtësisht nga puna.

Njëkohësisht kërkojmë nga KEDS-KESCO, që ta rrespektoj Aktgjykimin e Gjyjatë Supreme në tërsi,duke i kthyer punëtorët në vendet e tyre ku kanë qenë duke punuar para largimit.

Ne atëhere kemi thënë se kjo çka po ndodhë me punëtorët tanë është e kundërligjëshme dhe se protestat tona në mbrojtje të punëtorëve kanë qenë te drejta dhe të domosdoshme